Gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrollit të zbatuar të përforcuar të veprimit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve të cilët lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, janë ndëshkuar 277 shoferë.
“Prej tyre, 19 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në ora më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me madje mbi 70 kilometra në orë. Me këtë rast, 118 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, ndërsa 159 jashtë vendit të banuar”, kumtuan sot nga MPB-ja.
Kontrollet e përdoruara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.