Shkup, 12 mars – Në sektorin publik të Maqedonisë ka rreth 120.000 të punësuar. Mosha mesatare e të punësuarave në sektorin publik të vendit paraqet 45.43 vjet.
Më së shumti kemi punëtorë të moshës prej 46 deri 55 vjet, që paraqet 30.32% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, njofton Koha, pas informatave të publikuara nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë për gjendjen e të punësuarve në vend.
Mosha grupore prej 56 deri 64 vjet ku përkasin 25.16 % të të punësuarve në sektorin publik që do të thotë se rreth 27.000 persona dekadën e ardhshme gradualisht dalin në pension.
Më pas vijojnë moshat grupore prej 36-45 vjet që paraqesin 25.16 të fuqisë punëtore si dhe të punësuarit prej moshës 26 deri në moshën 35 që janë 20.73%. Në moshë prej 18 deri 25 vjet janë vetë 2.02% e të punësuarve, ndërsa mosha grupore më pak e përfaqësuar janë ata të moshës mbi 64 vjet dhe janë 0.52% nga numri i përgjithshëm i të punësuarve.