Kabul, 26 janar – Të paktën 27 fëmijë i kanë humbur jetët nga i ftohti dhe moti me dëborë ditëve të fundit në provincën afgane Xhauzxhan, lajmëroi Sinhua, duke iu referuar deklaratave të autoriteteve lokale. Provinca Xhauzxhan, gjendet në Afganistanin verior dhe kufizohet me Turkmenistanin.