Një 26-vjeçare i ka prerë më gërshërët e kopshtit organet gjenitale të dashurit të saj 14 vjet më të madh në moshë. Brenda Barattini, me profesion arkitekte ka sulmuar të dashurin e saj, 40-vjeçar, mëngjesin e së dielës në qytetin e Cordobas, teksa ai ka qenë në gjumë, raporton Daily Mail. 40-vjeçari, është dërguar menjëherë në spital, pasi ka humbur një sasi të madhe gjaku. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 26-vjeçares. Ende nuk dihen shkaqet që e quan të rënë të ndërmerrte këtë veprim. Mësohet se ajo ka shkuar në mëngjes herët në shtëpinë e tij dhe më pas me gërshërët e kopshtit i ka prerë atij organet gjenitale.