Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 26 raste të reja me koronavirus, ndërsa është shënuar edhe një rast vdekje. Nga Ministria njoftojnë se gjatë ditës së djeshme edhe 9 pacientë tjerë janë shëruar nga Covid-19 (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi). Pacientët janë lëshuar për kurim shtëpiak pasi kanë rezultuar negativ në dy teste të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 deri në ora 12:00 në vendin tonë shkon në 285, prej të cilëve 12 janë shëruar kurse 7 kanë përfunduar me fatalitet.