Duke e mbuluar fytyrën me dy duar dhe e kërrusur, një grua Indoneziane është detyruar që t’i durojë 26 rrahje me kamxhik si dënim për seks jashtë-martesor, shkruan Daily Mail. Gruaja së bashku me një burrë janë akuzuar për seks jashtë kurore dhe janë përballë me dënime të rënda pasi që ligji i Sheriatit e ndalon seksin pa qenë në lidhje martesore. Përmes fotografive, shihet gruaja e rënë në gjunjë në një skenë publike përballë një xhamie në një province të Indonezisë të quajtur Aceh. Pa as më të voglin shqetësim në fytyrën e tij, një burrë e përdorë kamxhikun për ta goditur 26 herë gruan nga e cila i ka sytë e tërë turma.