Shkup, 20 nëntor – Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë sot mbërriti në Kabul për vizitë në kontingjentin e Maqedonisë, i cili merr pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-s “Mbështetje Vendimtare”.
Ministrja ishte pritur në aeroportin “Hamid Karzai” në Kabul nga komandanti i kontingjentit të Maqedonisë, kolonelin Kenan Rahiq.
Kontingjenti i Maqedonisë, siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Kabuli, ka 49 pjesëtarë, ndërsa Shekerinska ishte pritur prej 12 oficerëve dhe një nënoficeri prej tl cilëve katër pjesëtarë të ARM-së në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë – Kryeqytet “KOSA-GG), që vepron në suaza të aeroportit, si dhe nëntë pjesëtarë të kontingjentit të KOSA-s, të cilët nga Mazer-e-Sharif erdhën këtu për pritjen e ministres.
“Me të vërtetë jam e nderuar dhe e kënaqur që sot jam këtu të jem bashkë ushtarët e Maqedonisë në Afganistan dhe t’u them sa Maqedonia u ka borxh dhe sa e respekton sakrificën dhe punën, që e bëjnë”, tha ministrja.
Ajo në një deklaratë të shkurtër në fillim të vizitës theksoi se ardhja këtu në Kabul delegacionit të Maqedonisë në fakt i dërgohet porosi se qëllimi strategjik – anëtarësimi i Maqedonisë në NATO na bashkon.
Ajo theksoi se pjesëtarët e Maqedonisë janë në fund të misionit të tyre. “Gjashtë muaj i kalojnë në Afganistan duke e mbajtur flamurin e Maqedonisë dhe duke e prezantuar vendin e tyre në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të vështira”, theksoi ministrja e Mbrojtjes.
Shekerinska në KOSAT është takuar me komandantin e brigadës turke Jashar Dilber, me komandantin në aeroportin, gjeneralin e brigadës Hysein Kanbur, ndërsa është paraparë që ta vizitojë edhe Komandën Qendrore të Mbështetjes vendimtare”, ku ka 27 pjesëtarë të ARM-së, tre në detyra të shtabit dhe 24 në suaza të njësitit për mbrojtjen e forcave.
Ministrja në Komandën Qebdrore do të ketë takime me komandantin e misionit të NATO-s, gjeneralin amerikan ostin Miler dhe me përfaqësuesin e lartë civil të Aleancës, Kornelius Zimerman.
Në delegacionin e Maqedonisë janë edhe deputetët Rexhail Ismanili, Frosina Tashevska Remenski, dhe Trajço Dimkov.
Maqedonia në Misionin e NATO-s “Mbështetje Vendimtare” është bashkëngjitur që nga fillimi i tij, më 1 janar të vitit 2015. “Mbështetja Vendimtare” është misionin joluftarak i NATO-s kushtuar trajnimit. këshillimit dhe ndihmës së forcave kombëtare afgane për mbrojtje dhe siguri. Ishte lansuar pas përfundimit të Misionit paraprak të NATO-s në Afganistan, ISAF.