Athinë, 12 nëntor 2018 (MIA) – Zëdhënësi i Qeverisë greke dhe ministri pa portofol Dimitris Xanakopulos, në një intervistë për radion greke “Njuz247” thotë se ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës do të jetë në pajtim me dispozitat e vetë marrëveshjes, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Kryeministri tha se marrëveshja do të dorëzohet në Parlamentin grek mbi bazën e saj që përcakton vetë Marrëveshja e Prespës, ndërsa më pas do të përcaktohet procesi për ratifikimin e marrëveshjes, tha Xankopulos në intervistën, duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me atë nëse tek ne ndryshmet kushtetuese përfundojnë në janar, në Greqi ratifikimi do të mund të bëhet në mars.