Lionel Messi nuk do të kalojë asnjë ditë pas hekurave. Gjykata e Barcelonës ka vendosur të konvertojë dënimin me 21 muaj burg në një gjobë prej afro 252 mijë eurosh për Messi-n, ndërsa babai i tij i dënuar me 15 muaj burg, do të jetë i detyruar të paguajë 180 mijë euro. Në fillim të qershorit ylli i katalanasve dhe i ati, Jorge Horacio Messi u shpallën fajtorë për evazion fiskal në dëm të shtetit spanjoll në shumën e 4.1 milionë eurove gjatë viteve 2007, 2008 dhe 2009.
Por futbollisti argjentinas nuk do ta bëjë asnjë ditë në burg duke qënë se drejtësia spanjolle lejon shndërrimin në gjobë për ndëshkime me më pak se dy vjet burg dhe nëse fajtorët nuk janë përsëritës. Tashmë perudha e errët për Messin ka përfunduar. Ky lajm për yllin argjentinas vjen në momentin kur sulmuesi ka dy ditë që zgjatur kontratën e tij me katalanasit deri më 2021-in.