Ishte kthyer në simbolin e luftës në Jemen, pasi imazhet e saj u shfaqën të publikuara në NY Times, vetëm pak ditë më parë.
Po sipas “NYT”, e vogla Amal Hussain, 7 vjeç, ka vdekur në një kamp refugjatësh.
Amal dukej në gjendje të mjerueshme si rezultat i pasojave të luftës, ndërsa lajmi u është përcjellë me shpejtësi edhe familjarëve.
“Zemra ime është copëtuar, Amal buzëqeshte gjithmonë. Tani kam frikë për fëmijët e tjerë”, është shprehur nëna e Amal Hussain.
Autori i fotos, që ka bërë xhiron e botës, është Tyler Hicks.