Një nënë është në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka lindur natyrash shtatë fëmijë, gjashtë vajza dhe një djalë.
25-vjeçarja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur, ka lindur në një spital në Diyali të Irakut dhe besohet se është gruaja e parë në Lindjen e Mesme që lind shtatënjak. Zëdhënësi i spitalit ka bërë të ditur se nëna dhe fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Babai Youssef Fadl ka thënë se nuk e kanë pasur ndërmend të zgjerojnë familjen dhe se tani kanë dhjetë fëmijë. Shtatënjakët e parë në botë kanë lindur në Iowa gjatë vitit 1997.