Mijëra britanikë bëjnë ndëryhrje estetike çdo vit, në një përpjekje për të ndryshuar pamjen e tyre fizike.
Një numër në rritje i të rinjve kanë shpenzuar para të fituara me vështirësi në trajtime kirurgjikale, siç janë Botox dhe mbushëse të lëkurës, transmeton Klan Kosova.
Sam Taylor, 24-vjeçar, ishte vetëm 19-vjeç, kur nisi proceudrën e tij të parë të fytyrës me Botox.
Që atëherë, Taylor vendosi shumë Botox në fytyrën e tij.
“Pastaj disa muaj pas Botoxit, bëra veneers’.
Që atëherë, ai ka mbushur faqet e tij, nofullën, buzët dhe kishte bërë tatuazh vetullat e tij.
Përveç kësaj, ai pret flokët dhe i ngjyros ato dy herë në javë në mënyrë që të mbajë një pamje sa më të mirë.