Dhuna kundër grave nuk ekziston vetëm në shoqëritë patriarkale.Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri është një dukuri masive, rastet e denoncimit në polici janë shtuar, por gjykatat ende nuk po nisin dënimet ndaj dhunuesve. Sipas studimit më të fundit, rreth 60 për qind e grave shqiptare pohojnë se kanë pësuar dhunë të paktën një herë në jetën e tyre. Vetëm në 9 muaj të këtij viti gratë denoncuan në polici 3 mijë e 28 raste dhune.Shqipëria ka ratifikuar konventën e Stambollit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, prej nga shtetit i dalin një seri detyrimesh për të mbrojtur dhe strehuar zonjat e dhunuara.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, çdo vit në Kosovë raportohen më shumë se 1 mijë raste të dhunës në familje, prej të cilave rreth 95 për qind janë ndaj grave.