Mark Zuckerberg e filloi programimin në moshë të vogël; kur ishte 12 vjeç krijoi një program mesazhesh që babai i tij e përdorte në klinikën dentare për të komunikuar me recepsionistin.
Zuckerberg mori një diplomë për kompjuter në Kolegjin Mercy kur ishte ende në shkollë të mesme.
Prindërit e tij punësuan një instruktor kompjuteri, i cili punoi me djalin e tyre, por ai tha se Mark ishte tepër i përparuar.
Mark Zuckerberg u regjistrua në shkollën e mesme në Akademinë Phillips Exter, një shkollë private në Nju-Hempshajër.
Atij i janë ofruar punë nga disa kompani të ndryshme (AOL dhe Microsoft) para se të përfundonte shkollën e mesme, por ai i refuzoi ato.
Zuckerberg e prezantoi Facebook nga konvikti i tij në Universitetin Harvard.
Ai u largua nga Harvardi në vitin e dytë për të vijuar punën me Facebook.
Për Zuckerberg dhe lindjen e Facebook është prodhuar një film (The Social Network).
Para Facebook, Zuckerberg krijoi “CourseMatch” për studentët e Harvardit, për t’i ndihmuar ata që të zgjidhnin kurset bazuar në kurset ku ishin regjistruar shokët e tyre.
Ai krijoi edhe programin e famshëm ‘Facemash’, që përdorej për të krahasuar foto të dy studentëve të Harvardit dhe i lejonte përdoruesit që të votonin më tërheqësin, mirëpo administrata e ndaloi atë duke e quajtur të papërshtatshëm.
Projekti i tij i radhës përfshiu një punë në ekip me tre studentët të tjerë të Harvardi, me synim për të krijuar një rrjet social të quajtur “Harvard Connection” që do të shërbente si një rrjet lidhës mes studentëve. Mirëpo Zuckerberg e braktisi shpejt projektin për të punuar për Facebook.
Zuckerberg ishte shok i ngushtë me Sean Parker, bashkëthemelues i “Napster”, që u bë dhe presidenti themelues i Facebook.
Shumë kompani, si Yahoo! Dhe MTV Networks iu afruan që në fillim Zuckerberg për të reklamuar në Facebook, por ai i zmbrapsi ofertat.
Në vitin 2006, ekipi “Harvard Connection” e paditi Zuckerberg, me pretendimin se ai vodhi konceptin e tyre, duke i kërkuar kompensim për humbjet. Zuckerberg pohoi se idetë ishin tërësisht të ndryshme, por mesazhet e zbuluara treguan se ai mund të ketë vjedhur pronën intelektuale nga ekipi.
Zuckerberg nuk është fans i “The Social Network”, pasi sipas tij, detajet e filmit nuk janë të sakta.
Zuckerberg ka thënë se filmi nuk u përmbahet mjaft ngjarjeve, si p.sh. interesit të tij për t’i bashkuar klubeve finale.
Mark Zuckerberg ishte një nga përshtatësit e parë të “Google+”, pasi “ai përmbushte vizionin e tij si rrjet social”. Në vitin 2011, ai ishte përdoruesi më i ndjekur në këtë rrjet.
Zuckerberg ka mbështetur mjaft kauza filantropike, ku më e famshmja është dhurimi i 100 milionë dollarëve për të shpëtuar sistemin e shkollave publike ‘Newark’ në Nju-Xhersei.
Zuckerberg ka firmosur nismën “Giving Pledge” ku ka premtuar të dhurojë të paktën 50 për qind të pasurisë së tij gjatë gjithë jetës.
Në vitin 2014, ai dhuroi 25 milionë dollarë për të luftuar virusin Ebola në Afrikë.
Martesa e tij me miken e tij prej një kohe të gjatë, Priscilla Chan ishte një surprizë për miqtë dhe famijlarët e tij.
Ashtu si Steve Jobs, Zuckerberg ka një pagesë vjetore prej 1 dollar si CEO i Facebook.
Zuckerberg u shpall si “Personi i Vitit” nga revista “Time” në vitet 2010 dhe 2013. Ai u zgjodh CEO më i ri në botë, vetëm 28 vjeç.
Zuckerberg ndodhet në listën e 10 personave më të pasur në Amerikë sipas “Forbes”.