Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, përsëri ka folur rreth tërheqjes së njohjeve për Kosovën.
Dacic thotë se deri në fund të vitit do të ketë tërheqje të reja të njohjes për Kosovën, transmeton gazetametro.net
Dacic ka thënë se deri në fund të vitit numri i njohjeve për Kosovën do të bjerë nën 100.
“Kjo është e rëndësishme nga pozicioni negociator, sepse në Prishtonë thonë: Çfarë kemi të negociojmë me ju kur na kanë njohur 116 shtete. Ata e kanë të fiksuar atë listë, e që është një gënjeshtër e madhe sepse disa shtete i kanë tërhequr njohjet”, deklaroi Daçiq për mediat serbe.
Ministri i Jashtëm serb gjithashtu tha se Prishtina po e vështirëson pozicionin e saj tek ndërkombëtarët për shkak të mospajtimeve të brendshme që ekzistojnë.
“Nuk e kuptojnë së shumica e akterëve të rëndësishëm ndërkombëtar janë shumë të interesuar të arrihet një marrëveshje që mund të shërbejë në kompromis. Ata vetëm janë duke e vështirësuar pozicionin e tyre me mospajtimet që ekzistojnë tek udhëheqësit nga Prishtina”, përfundoi ai.
Përndryshe, Dacic më parë ka njoftuar për tërheqjen e njohjeve nga disa vende, por që më vonë doli se pretendimet e tij nuk janë të vërteta.