Stili i futbollit i trajnerit të Chelsea-t Maurizio Sarri, që quhet Sarrisimo, ka hyrë në enciklopedinë italiane. Termi Sarrisimo është përfshirë në librin e famshëm të fjalëve, pikërisht në sektorin e neologjizmave. Ishin ndjekësit e Sarri-t ata që krijuan shprehjen kur ai ishte akoma trajneri i Napolit dhe ajo shprehje e ka ndjekur edhe në Britani, teksa ka filluar ta përdorë edhe media angleze. Disa nga karakteristikat e stilit të tij janë presingu, mbrojtës krahu shumë sulmues, dominimi i lojës dhe pasime me një takim. Francezja L’Equipe e ka përshkruar si një “tiki-taka vertikale” si një evoluim i stilit të Pep Guardiola-s, duke bërë më pro-aktive dhe sulmuese.