Një person që grabiti një pult televizori është dënuar me më shumë se dy dekada në burg. Eric Bramwell u shpall fajtor në nëntor dhe dënimi u dha në janar me 22 vite burg. 35-vjeçari mori pultin në gusht të vitit 2015 nga një apartament në Illinois, SHBA. Gjatë grabitjes ai harroi një dorezë në apartament që çoi në zbulimin e tij. Prokurorët thanë se nisur nga e shkuara e tij kriminale, rrezikonte 30 vite burg. Ai akuzohet se ka vjedhur pulte të tjera televizori në apartamente të tjera në zonën për rreth.