Sukre, 18 shkurt – Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 12 kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes së një autobusi dhe një kamioni në Bolivi, kumtuan autoritetet.
Policia kumtoi se aksidenti ka ndodhur në autostradën që i lidh qytetet Potosi dhe Oruro. Autobusi ka lëvizur nga qyteti Bilazon në kufi me Argjentinën, drejt qytetit Oruro, raporton gazeta KOHA.
Në kumtesë theksohet se në momentin e aksidentit, rajoni ku ka ndodhur aksidenti ishte i përfshirë me mjegull të dendur.
Në autostradën e njëjtë në përplasjen e dy autobusëve në muajin janar të këtij viti, gjithashtu jetën e humbën 22 persona.(koha.mk)