Të paktën 22 fëmijë të shkollave fillore kanë humbur jetën kur një varkë që mbante më shumë se 40 persona u përmbyt derisa po kalonte lumin Nil në Sudanin verior.
Derisa forcat e mbrojtjes civile ishin duke kërkuar në ujë për trupat e fëmijëve të zhytur, një punonjës spitalor gjithashtu humbi jetën gjatë kërkimit, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve “Suna”, transmeton Klan Kosova.
Një grua po ashtu vdiq kur anija u rrëzua, 750 kilometra në veri të kryeqytetit Khartoum.
Sipas raportimeve të para dyshohet se motori i anijes dështoi kur ata po kalonin lumin në afërsi të shkollës Kabna, e cila ndodhet në një fshat të vogël të Sudanit verior.