Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka paralajmëruar protesta në dy javët e ardhshme me qëllim që siç tha ai, të ndalohet ndarja e Kosovës. Në fjalimin e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti ka thënë se është detyrë historike që të ndalohet ndarja e Kosovës.
“Ditët në vijim do nisin protestat për ta ndalur Thacin dhe shkëmbimin e territoreve” ka thënë Kurti
Madje ai u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore siç thotë ai.
“Situata politike është ajo që ka nevojë për forcim të organizatës në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur këtë krim që po bëhet ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka thënë ai./Lajmi.net