Së paku 21 persona kanë humbur jetën në Mianmar si pasojë e gripit të derrave (H1N1) në dy javët e fundit, bëri të ditur një zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë. “Gjatë javëve të fundit 21 persona, përfshirë katër fëmijë, kanë vdekur nga gripi sezonal H1N1”, tha Phyu Phyu Aye, zyrtare në Ministrinë e Shëndetit dhe Sportit.
Vdekja e parë që lidhet me virusin H1N1, i njohur gjerësisht si gripi i derrave, është raportuar më 19 qershor. Aye për AA tha se një total prej 99 nga më shumë se 340 pacientë u testuan pozitivisht ndaj virusit në tri rajone, Yangon, Sagaing dhe Ayeyawaddy. “Yangon është zona më keq e prekur”, tha ajo, duke shtuar se 18 viktima ishin nga qyteti më i madh në Azisë Jugore.