Shkup, 21 shkurt – Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare festohet çdo vit më 21 shkurt. Caktimi i datës ishte një nismë e UNESCO-s (Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara) për përkrahjen e shumëllojshmërisë gjuhësore dhe ruajtje e gjuhëve më pak të folura.
Shkak për miratimin e saj në vitin 1999 u bë Masakra e Daskës (12 shkurt 1952), kur një grup të rinjsh nga Banglandeshi i sotëm u kryengritën për të penguar heqjen e gjuhës së tyre “Bengal” dhe miratimin e gjuhës zyrtare “Urdu”. Ishte pikërisht dita kur të drejtat gjuhësore u shkelën dhe u mbytën në gjak nga forcat policore./koha.mk/