2020, vit i shqiptarëve në futbollin e Maqedonisë

78

Kur jemi te kualifikimi i Maqedonisë në Euro 2020, është fakt se me ardhjen në krye të futbollit të Maqedonisë së Veriut, që nga pavarësimi i vendit, të një shqiptari, edhe përfaqësuesja siguron dalje në Evropian. Kështu që viti 2020 mund të përshkruhet si sukses i shqiptarëve të Maqedonisë në futbollin vendor, pasi që Shkëndija, Shkupi dhe Struga-Trim Lumë gjenden në krye të tabelës së elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut

Nga Fisnik NUHIU

Ekipet shqiptare të elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut po e mbyllin me sukses vitin 2020. Shkëndija, Shkupi ndodhen në dy vendet e para të Ligës së parë të futbollit, ndërsa Struga-Trim Lum në vendin e katërt. Nga këtu mund të konstatojmë se ekipet shqiptare janë lokomotiva e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut. Me këtë sukses të arritur ekipet shqiptare, jo vetëm që janë konkurruese, por janë edhe vështirë të arritshme. Por, ajo që i bënë futbollistët e ekipeve shqiptare sportistë të dalluar, është edhe fakti se shumica e lojtarëve nga këto tre ekipe i janë gëzuar edhe suksesit të kombëtares së Maqedonisë në EURO2020, madje disa prej tyre edhe janë angazhuar dhe kanë dhënë maksimumin prej tyre për arritjen e këtij suksesi.

Edhe pse ekipi “bardhekaltër” shkupjan ka pasur ndryshime të shumta dhe të vazhdueshme, ajo nuk është rrëzuar asnjëherë për “toke”, por ka vazhduar krenarë e kokë lartë me arritjen e suksesit në fushat e blerta të futbollit vendor dhe ndërkombëtar. Bazuar në këtë pjesa e parë e vitit 2020 mund të vlerësohet e suksesshme për futbollin shqiptar. Ajo që është për tu theksuar kur jemi te kualifikimi i Maqedonisë në Euro 2020, është fakti se me ardhjen në krye të futbollit të Maqedonisë së Veriut, që nga pavarësimi i vendit, të një shqiptari, edhe përfaqësuesja siguron dalje në Evropian. Kështu që viti 2020 mund të përshkruhet si sukses i shqiptarëve të Maqedonisë në futbollin vendor. (koha.mk)