Paralajmërime të frikshme kanë bërë shkencëtarët në lidhje me vitin 2018, ku ata paralajmërojnë se ky do të jetë një vit i tërmeteve shkatërruese, dhe kjo gjë sipas tyre do të vijë për shkak të ngadalësimit të rrotullimit të tokës. Ekspertët kanë deklaruar se viti 2017 ishte një vit me vetëm 6 tërmete shkatërruese, ndërsa 2018 pritet të ketë rreth 20 të tillë. “Lidhja midis rrotullimit të Tokës dhe aktivitetit të tërmeteve është i fortë dhe sugjeron se do të ketë një rritje të numrit të tërmeteve të fortë vitin e ardhshëm”, tha dr.Roger Bilham nga Universiteti i Kolorados.