Shkup, 7 janar – Gjatë sezonit 2017/2018 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 1.082 (I=52,3/100.000).
Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (15.776) ka një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve të raportuara për 93,1%.
Gjithsej gjatë këtij sezoni për të sëmurë nga gripi kanë raportuar 22 QSHP/NJR. Numri më i madh i të sëmurëve (222) është regjistruar në NJR Gostivar në QSHP Tetovë 206.
Sa i përket shpërndarjes së rasteve sipas moshës, numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet -704 persona ose 65,1%, ndërsa incidencë më e lartë tek personat mbi 5-14 vjet (I=70,9/100.000).