Shkup, 4 janar – LSDM sot i prezantoi pesë ndryshime të planit partiak për ekonominë, me të cilat, siç theksojnë, planifikojnë të mundësojnë mbështetje për ndërmarrjet vendore. Dragan Tevdovski, kryetar i Komisionit për Ekonomi i LSDM-së dhe anëtar i këshillit ekzekutiv të partisë, deklaroi se viti 2017 do të jetë vit i kthesës për ekonominë e Maqedonisë dhe për qytetarët, ndërsa ndërmarrjet vendore do të mund të hapin vende të punës dhe të japin paga më të larta. “I kemi planifikuar 140 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë shtetërore të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme vendore (NVM). Do t’i mbështesim projektet investuese të kompanive”, deklaroi Tevdovski. Planifikojnë të mbështesin, siç tha, hapjen e vendeve të punës në kompanitë vendore, për ta lehtësuar funksionimin e tyre, të krijojnë start-ap qendra afariste në të gjitha komunat më të mëdha dhe t’i kthejnë borxhet e shtetit ndaj kompanive vendore.