Hamburg, 22 dhjetor – Ky vit 2016 është viti i parë pas disa viteve paraprake në të cilin nuk ka ndodhur asnjë konflikt i ri i armatosur edhe krahas asaj që për momentin nëpër botë ka gjithsej 32 luftëra, tregon hulumtimi që sot u publikua në Gjermani, cituar nga DPA. Në lindjen e afërt dhe në Azinë Juglindore ka 12 konflikte të pashuara, dhjetë ka në Afrikë dhe tetë në Azi, theksohet në analizën e Organizatës për hulumtime të konflikteve AKUF të universitetit në Hamburg. Në Amerikën Latine dhe Evropë për momentin ka nga një konflikt. Më shumë të vdekur në vitin 2016 ka në luftën në Siri. Hulumtuesit, gjithashtu, theksojnë se në disa konflikte, gjatë vitit të fundit ka ardhur deri në de-eskalim të përleshjeve, për shembull në Kolumbi, ku paraprakisht gjatë këtij muaji u miratua marrëveshja paqësore midis qeverisë dhe kryengritësve FARK.