Me shtrenjtim drastik të parkingjeve qyteti i Shkupit do të fillojë luftën kundër ndotjes. Autoritetet e qytetit morën vendim që në momentet kur do të ketë ndotje të madhe, parkimi në kryeqytet të shtrenjtohet dy herë më shumë. Një orë parkim në kryeqytet do të kushtojë edhe 200 denarë, njofton “Zhurnal”.
Në masën e masave, edhe stafi që punon në klinikën e Shkupit, nga 300 denarë do të paguajnë në të ardhmen 800 denarë.
Kryetari Petre Shilegov theksoi se ishin të detyruar të bënin një hap të tillë. Për stafin e klinkës, ai theksoi se nuk kishte parkim për pacientët. Sipas tij, punonjësit kanë paguar çmime preferenciale kurse janë lëshuar edhe më shumë karta nga kapaciteti.
Sindikata e punonjësve në klinikë kërkon që vendimi të tërhiqet. Ata paralajmërojnë se masa do të godasë ata me të ardhura të ulëta dhe do t’u kërkojë autoriteteve të ofrojnë parkim falas.