Sot shënohet 20 vjetori i masakrës së Reçakut, e njohur si njëra ndër më të dhimbshmet kundër njerëzimit që kryen forcat policore serbe ndaj popullatës civile shqiptare, njofton Klan Kosova.
Për këtë përvjetor nën përkujdesjen e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nga ora 09:00 deri në orën 10:30 do të bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ndërsa më pas do të mbahet aktiviteti “Pëllumbat e paqes” mbi Reçak, kurse nga ora 11:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore në “Shtëpinë e Kulturës” në Shtime.
Më 15 janar të vitit 1999 në fshatin Reçak të Shtimjes u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.