Shkup, 16 nëntor – Tradita 20 vjeçare e organizimit të festivalit për fëmijë “Ylberi”, vazhdon edhe këtë vit. Më 17 nëntor, në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë në Shkup, festivali do të shënon edicionin e tij të njëzet, informon gazeta KOHA.
Kompozitorë dhe interpretues më të mirë të trojeve shqiptare do të paraqiten në Festivalin “Ylberi 2019” në Shkup. Festivali numëron mbi 200 pjesëmarrës – një korr të fëmijëve, solistëve, pjesëmarrësve nga grupe të ndryshme të baletit, koreografë, mysafirë etj, ndërkaq që karakteri i tij edhe më tej mbetet garues.
Ndryshe, “Ylberi” është festivali i vetëm shqiptar i këtij lloji në Maqedoni, i cili aktivisht promovon vlera të mirëfillta fëmijërore përmes artit muzikor. Ky festival ka mbështetjen e gaztës KOHA dhe platformës elektronike Koha.mk, si festival që afirmon dhe kultivon vlera kulturore dhe nxitë krijimtarinë e gjeneratës së re. (D.J/KOHA)
PROGRAMI I FESTIVALIT: