Një pikturë e artistit belg Rene Magritte u shit në ankandet e artit në New York. Një pikturë e artistit belg Rene Magritte, u shit 19.6 milionë dollarë në ankandet e artit në New York.
Një telefonatë anonime bleu veprën e piktorit surrealist të vitit 1957 “Le seize septembre” për një çmim shumë më të lartë se vlerësimi i tij në hapjen e sezonit. Sipas Christie’s, piktura e errët që shfaq një pjesë të një gjysmëhëne ishte artikulli më i rëndësishëm i ankandit.
Një skulpturë e bronztë nga Umberto Boccioni dhe një pikturë shumëngjyrëshe nga Pablo Picasso, u shitën përkatësisht 16.2 milionë dhe 13.3 milionë dollarë. Veprat në ankandin e Christie’s, mblodhën 191.9 milionë dollarë.