Çmimi “Golden Boy” jepet çdo vit për futbollistin e ri më të mirë. Edhe edicioni i vitit 2020 është në fazën finale. Më 14 dhjetor do të merret vesh se cili do të pasojë portugezin Joao Felix, fitues e vitit të kaluar. Ja cilët janë kandidatët kryesorë për çmimin e “Tuttosport” Ansu Fati (Barcelona), Alphonso Davies (Bayern Munich), Jadon Sancho dhe Erling Haaland (Borussia Dortmund), Saka (Arsenali), Foden dhe Torres (Manchester City), Fabio Silva (Wolverhampton), Greenwood (Manchester United), Hudson-Odoi (Chelsea). Barcelona, Real Madridi, Manchester City dhe Borussia e Dortmund janë të vetmet klube që mburren me dy nga kandidatë.
Vetëm një lojtar italian qëndron në listë: Sandro Tonali, mesfushor i transferuar kësaj vere nga Brescia te Milani. Nga 100 kandidatët fillestarë, lista është ngushtuar në 20. Fituesi do të përzgjidhet nga një juri me 40 gazetarë të kualifikuar nga e gjithë Europa. Rregullorja parashikon që vetëm lojtarët e lindur nga viti 2000 e më pas, që luajnë në ligat më të mira europiane, mund të konkurrojnë për këtë çmim.
Ja lista e 20 kandidatëve finalë:
1. Mitchel Bakker (PSG, 2000)
2. Eduardo Camavinga (Rennes, 2002)
3. Jonathan David (Lille, 2000)
4. Alphonso Davies (Bayern Munich, 2000)
5. Sergino Dest (Barcelona, 2000)
6. Fábio Silva (Wolverhampton, 2002)
7. Ansu Fati (Barcelona, 2002)
8. Phil Foden (Manchester City, 2000)
9. Ryan Gravenberch (Ajax, 2002)
10. Mason Greenwood (Manchester United, 2001)
11. Erling Haaland (Borussia Dortmund, 2000)
12. Callum Hudson-Odoi (Chelsea, 2000)
13. Dejan Kulusevski (Juventus, 2000)
14. Rodrygo Goes (Real Madrid, 2000)
15. Bukayo Saka (Arsenal, 2001)
16. Jadon Sancho (Borussia Dortmund, 2000)
17. Dominik Szoboszlai (Salzburg, 2000)
18. Sandro Tonali (Brescia, 2000)
19. Ferrán Torres (Manchester City, 2000)
20. Vinícius Junior (Real Madrid, 2000)