– Një shkrimtar gjerman shkroi një roman bestseller, në të cilin Hitleri zgjohet në Berlinin modern, pa kujtime që nga viti 1945, dhe bëhet komedian.
– Adolf Hitleri e adhuronte Henry Fordin deri në atë pikë, sa që e përmendte në fjalime, mbante fotografitë e tij; i jepte atij rregullisht dhurata për ditëlindje.
– Hitleri u shpall i vdekur para botës në 1 maj 1945. Ekzaktësisht 66 vjet më vonë, Osama Bin Ladeni u shpall i vdekur.
– Plani i Hitlerit për Moskën ishte që të vriste të gjithë banorët dhe ta shndërronte në liqen.
– Hitleri mendonte se ishte tmerrësisht tërheqës seksualisht për gratë, kështu që bënte sikur ishte i palidhur me askënd.
– Gjenerali gjerman i Luftës së Dytë, Ervin Romel refuzoi të zbatojë urdhrin e Hitlerit për të ekzekutuar të burgosurit hebrenj të luftës.
– Nuk duhet të harrojmë se gjithçka që Hitleri bëri në Gjermani ishte “e ligjshme” – Martin Luther King.
– Adolf Hitleri donte të bëhej arkitekt, por ngeli në provimin e hyrjes në shkollën e arkitekturës në Vienë.
– Adolf Hitleri, nga 1942 deri ditën e vdekjes në 1945, kishte varësi nga metamfetamina e kristaltë. Edhe ushtarët nazistë merrnin metamfetaminë.
– Personi që projektoi bunkerin e Sadam Huseinit ishte stërnipi i gruas që projektoi bunkerin e Hitlerit.
– Fituesit në Olimpiadën e 1936-ës në Gjermani morën nga një pemë lisi si dhuratë nga Hitleri.
– Edhe Hitleri, edhe Stalini ishin kandiduar një herë për Cmimin Nobel për Paqen.
– Hitleri kishte frikë nga dentisti, pëlqente të hante ëmbëlsira, kishte shkrim dore femëror dhe dyshohej se ishte homoseksual.
– Adolf Hitleri mori 28 lloje të ndryshme ilaçesh për gazrat e stomakut, duke përfshirë kokainën dhe amfetaminat.
– Gandi i shkroi një herë një letër “mikut të shtrenjtë” që të mos shkonte në luftë. Ky miku ishte Adolf Hitleri.
– Në Luftën e Parë Botërore, një ushtar britanik me emrin Henry Tandey i shpëtoi jetën një ushtari gjerman, i cili më vonë u identifikua me emrin Adolf Hitler.
– Udhëheqësi nazist, Adolf Hitler kishte vetëm një testikul. Tjetrën e kishte humbur në Betejën e Sommes, në vitin 1916.
– Në vitin 1938, revista Time e zgjodhi Hitlerin si njeriun e vitit.
– Hitleri bëri plane të vriste William Churchillin me çokollatë shpërthyese.
– Hitleri mblidhte me kujdes sende të hebrenjve dhe bëri foto të hebrenjve, për t’i mbajtur në atë që ai e quante “Muzeu i një race të shfarosur”.