Gjithsej 2.252 marrëveshje të reja për shfrytëzimin e ngrohjes qendrore në Shkup janë lidhur nga fillimi i vitit 2016 deri tani. Pothuajse gjysma prej tyre janë me shfrytëzues të cilët në të kaluarën janë shkyçur nga sistemi, kumtoi kompania “Furnizim me ngrohje – Ballkan Energji”.
Sipas BEG, për interesin e e rritur të shfrytëzuesve për kyçje drejt sistemit qendror për ngrohje në Shkup ekzistojnë më shumë shkaqe, por një nga kryesoret është çmimi i shërbimit, i cili gjatë disa viteve të kaluar vazhdimisht po ulet, përkundër çmimeve të energjensave tjerë të cilët shfrytëzohen për ngrohje, e të cilat po rriten. Faktor shtesë është edhe mundësia për kyçje falas në sistem për të gjithë shfrytëzuesit te të cilët ekzistojnë kushte teknike për këtë.
“Në pajtim me vendimin e Komisionit rregullator për energjetikë, çmimi aktual i ngrohjes qendrore për amvisëri u zvogëlua për pothuaj 11 për qind në krahasim me sezonin e kaluar ngrohës, ndërsa zvogëlim të çmimit ka pasur edhe për kategoritë e tjerë të shfrytëzuesve”, njofton BEG.