Më 9 nëntor 1989 gjendesha në pjesën lindore të Murit të Berlinit në banesën e një pastori evangjelist kritik të Qeverisë.
Kur ne u futëm në dhomën e ditës, pastori Rainer Eppelmann më tregoi mjetet e dëgjimit të Stasit dhe ma bëri me shenjë për te një vend më të sigurt – vitrinën e rrobave – për të diskutuar për atë se si gjatë vjeshtës së vitit 1989 mijëra njerëz kishin filluar që çdo të hënë të çdo jave kishin filluar të demonstrojnë në rrugët e Leipzigut, Dresdenit dhe shumë qytete të tjera gjermanolindore, shkruan sot Koha Ditore.
“Njerëzit kanë frikë”, më thoshte Eppelmann. Ata frikësoheshin që forcat e sigurisë së trupave ruse do të reagonin me forcë.
Eppelmann, pastori i kishës samarite në Berlinin Lindor, shfrytëzonte hapësirat e shtetit diktatorial duke mbajtur shërbime të Zotit me muzikën amerikane blues – e cila gjithmonë ishte një forcë subversive – që tërhiqte masën rinore të njerëzve. Shumë vinin për të diskutuar për besimin e tyre, por edhe më shumë për të diskutuar për frikën e tyre. Pasi e takova Eppelmannin duhej të kthehesha në Berlinin Perëndimor.
U ktheva duke kaluar Murin e Berlinit – si gjithmonë – përmes Checkpoint Charlie. Si zëvendësdrejtor i Aspen Institutit në Berlin, përpiqesha që funksionarë të RDGJsë dhe shteteve të tjera të Bllokut Lindor së bashku me kritikët e tjerë lindorë të regjimit t’i sillja në bisedime, të cilat organizoheshin në Aspen Institut atëbotë në Wannsee auf Schwanenwerder.
Në atë mbrëmje ne kishim një festë për një kolege – që tregon që askush se kishte menduar që atë natë do të hapet muri, pasi që edhe kryetari i Komunës ishte aty njëjtë sikur edhe politikanë të Berlinit Perëndimor, madje edhe aleatë perëndimorë si kur edhe funksionarë dhe ekspertë sovjetikë dhe gjermanolindorë.