19-vjeçarja punëson një burrë në internet për ta vrarë

Prej kohësh ajo vuante nga një ankth i fortë dhe kishte vendosur që të ikte nga kjo botë, por nuk kishte guximin që të bënte vetëvrasje. Për këtë arsye, një vajzë vetëm 19 vjeçe kishte vendosur të punësonte dikë që mund ta vriste, shpejt dhe pa dhimbje: ajo kishte arritur falë një njoftimi në internet.

Historia dramatike është bërë e ditur nga disa media lokale të rrjetit CBS. Natalie Bollinger, e cila jetonte në Kolorado, përpara një viti kishte publikuar një njoftim në portalin Craigslist: vajza po kërkonte dikë që mund ta vriste, në një lëndinë jo shumë larg shtëpisë, me një armë të mbushur nga vetë ajo. Kërkonte që vrasësi ta qëllonte në pjesën e prapme të kokës, në mënyrë që ajo mos ta shihte armën dhe shkrepja të bëhej pasi ajo të kishte recituar disa lutje.

Më 28 dhjetor 2017, të njëjtën ditë që kishte postuar një njoftim, Natalie ishte zhdukur.  Ajo u gjet e vdekur të nesërmen, jo larg shtëpisë, me një plumb në pjesën e pasme të kokës, por gjithashtu, siç përcaktohet nga autopsia në gjak i është gjetur një dozë heroine, potencialisht vdekjeprurëse.

Policia, pasi e kishte gjetur trupin, kishte menduar për vetëvrasje, duke e konsideruar injektimin e heroinës si një gjest të qartë vetë-dëmtues të një vajze, e cila kohët e fundit kishte treguar pakënaqësi me jetën e saj.

Gjithashtu ajo kishte qenë e papunë për njëfarë kohe. Megjithatë, familja nuk pranoi të besonte tek kjo hipotezë dhe se kjo gjë nuk u mbështet as nga  ekspertiza balistike. Hetimet më të hollësishme mbi smartfonin e Natalie treguan se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë: ajo arriti të punësojë vrasësin e saj, një 23 vjeçar etnik nga Hispania, Joseph Michael Lopez. Njeriu, i arrestuar më 8 shkurt, ka dalë tashmë në gjyq.

Gjatë pyetjeve të gjata dhe të përsëritura, Joseph Lopez kishte treguar mesazhet e shkëmbyera me vajzën. “Fillimisht u përpoqa ta parandaloja idenë e saj për vetëvrasje, por pas disa orësh negociata ajo më kishte bindur”. Tani akuza ka kaluar nga vrasja e shkallës së parë në vrasjen e shkallës së dytë: një ndryshim thelbësor, me njeriun që tani përballet me 48 vjet burg. Familja e Natalie është e zemëruar sepse ata shpresonin për burgim të përjetshëm.