19-vjeçarja për një javë fiton dy herë lotarinë

Fatlumja Rosa Dominguez është një vajzë 19-vjeçe nga Kalifornia që ka fituar më shumë se 600 mijë dollarë për një javë. Ajo bleu dy bileta lotarie dhe ishte ndër njerëzit më me fat pasi i fitoi të dyja. Njërën e bleu në Arizona, ndërsa tjetrën në Kaliforni. Herën e parë fitoi 555.555 dollarë, ndërsa herën e dytë mori 100 mijë dollarë. “Isha shumë nervoze, doja thjesht të qaja”, thotë ajo për Daily Mail. Rosa i bleu biletat vetëm për 5 dollarë, ndërsa tani po mendon t’i blejë vetes një makinë.