Një modele nxori në ankand virgjërinë e saj që u shit për plot 3 milionë dollarë. 19-vjeçarja që identifikohet vetëm si Giselle, thotë se vendosi ta shesë virgjërinë në websajtin gjerman Cinderella Escorts. Agjencia e lajmëroi se oferta më e lartë ishte ajo e një biznesmeni nga Abu Dhabi për afro 3 mln dollarë, kurse një aktor Hollivudi mësohet se ishte i dyti në listë, duke qenë se oferta e tij ishte 2.8 mln dollarë. Giselle thotë se do t’i përdorë paratë për të paguar kolegjin, do të blejë një shtëpi të re dhe do të udhëtojë rreth botës.