Nikolas Kruz, autori i sulmit me armë të së mërkurës në një shkollë të mesme të Floridas rrëfeu përpara hetuesve si e kreu masakrën që u mori jetën 17 personave. 19-vjeçari tha se kishte për qëllim të shkaktonte sa më shumë viktima. Ndërsa tha se kishte arritur të dilte nga shkolla dhe t’i shmangej fillimisht policisë, duke u hequr si një prej të rinjve që kishte rënë pre e sulmit. Ai tha se me vete, krahas pushkës gjysmëautomatike “AR – 15” kishte një sasi të madhe municioni. Prokurorët kanë ngritur ndaj tij akuza për vrasje me paramendim të 17 personave. Hetuesit thanë se i riu vuante nga depresioni dhe ishte një person i vetmuar. Gjendja e tij psikologjike ishte përkeqësuar vitin e kaluar pas vdekjes së të ëmës që e kishte adoptuar. Nga shkolla e kishin përjashtuar për shkak se kishte dhunuar ish-të dashurën e tij, ndërsa vazhdimisht shfaqte sjellje agresive.