Në Dusseldorf të Gjermanisë ka nisur gjyqi ndaj një 19-vjeçari të akuzuar për vjedhjen dhe përdhunimin e një 90-vjeçareje. Gazeta gjermane “Rheinische Post” raporton se një i ri spanjollo-maroken akuzohet për përdhunim, dëmtime trupore dhe vjedhje. Gazeta thotë se ai përballet me deri në 15 vite burg nëse shpallet fajtor. Viktima e tij 90-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, kishte ndezur një qiri në kishën St. Lambertus në Dusseldorf më 2 tetor dhe po kthehej në shtëpi kur u përball me të riun, i cili bërtiti “lekët, lekët”. Por, pasi pa se gruaja nuk kishte para me vete, 19-vjeçari e tërhoqi në një oborr dhe e përdhunoi para se ta asfiksonte. Hetuesit thanë se ai i mori çantën, shkroi adresën dhe i vodhi çelësin e shtëpisë. Megjithatë nuk ka prova se ai më pas shkoi dhe vodhi gjë nga shtëpia. E moshuara u shtrua në spital për trajtim të menjëhershëm. Policia gjermane e zbuloi autorin disa javë pas sulmit, kur ADN-ja nga skena e krimit u pa se ishte e njëjta me ADN-në e të riut, i cili ishte arrestuar për një vjedhje që kishte ndodhur në Maj 2016.