19-vjeçari humb drejtimin e mjetit dhe përplas këmbësoren

8

Një aksident u regjistrua në orët e pasdites këtë të enjte në Tiranë.

Në rrugën “Xhanfize Keko”, një shofer 19-vjeçar humbi drejtimin e makinës dhe për pasojë përplas një këmbësore 30 vjeçe.

E plagosura u dërgua në spital, kurse drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat.