19 të arrestuar gjatë procesit zgjedhor

Shkup, 16 tetor – Gjatë ditës së diel, gjatë procesit zgjedhor, prej orës shtatë deri në orën 19, janë arrestuar gjithsej 19 persona, kumtoi MPB. “Dhjetë vetë janë arrestuar në bazë të fotografimit në vendvotimin edhe atë  D.S. në vendvotimin në SHF “Gjorçe Petrov”, S.A. në vendvotimin në SHF “26 Korriku”, Xh.D. në vendvotimin në shkollën “Petar Zdravkovski – Penko” dhe D.D. në vendvotimin në SHF “Gorgji Dimitrov”. Dy persona në Ohër – D.T. në vendvotim në lagjen Leskoec, S.A. në vendvotimin në shkollën e muzikës, E.A. në vendvotimin në SHF “Kemal Ataturk” në Zhupë, J.S. në vendvotimin e ambulancës së shkollës në Kumanovë, R.F. në vendvotimin në shkollën “Nikolla Vapcarov” në Strumicë dhe N.N në një vendvotimin në SHF “Bratstvo” në Gostivar”, theksohet në kumtesën e MPB-së. Prej atje theksojnë se të gjitha këto raste janë ndriçuar dhe kundër personave do të ngrihen  akuza për  kundërvajtje në bazë të Kodit Zgjedhor për fotografimin e fletëvotimit. Janë arrestuar edhe tre persona (M.U, S.M. dhe E.M.) në Manastir pranë vendvotimit në shkollën fillore “Gjorgji Sugare” për shkak të dyshimit për ryshfet gjatë votimit. Deri më tani, në bazë të Ligjit për kundërvajtjet kundër rendit publik dhe paqes, janë ngritur katër akuza për kundërvajtje për tre persona, një kundërvajtje – “zënkë dhe bërtitje në një vend publik” dhe një kundërvajtje “nxitje, shkaktim dhe pjesëmarrje në rrahje”, “dehje” dhe “mosrespektim të rendit “- kundër personave G.N, G.T. për ngjarjen në Butel dhe G.J.S. për ngjarjen në vendvotimin në SHF “Gligor Përlicev”. Sipas MPB, në bazë të Kodit Penal, për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepra të kryera penale, janë parashtruar tri kallëzime penale edhe atë për  I.M.  nga fshati Sedllarcë, Tetovë, për një vepër penale “sulmi të një zyrtari gjatë kryerjes së punës së sigurisë” kundër Z.Sh nga fshati Mirkovc, Shkup dhe kundër D.M. nga Kavadari për vepër të kryer penale “abuzim me të drejtën e zgjedhjes”. Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr masa dhe aktivitete për ndriçimin edhe të rasteve të tjera që janë denoncuar gjatë ditës së djeshme dhe pas ndriçimit të rasteve në mënyrë përkatëse do ta njoftojë opinionin. (koha.mk)