Shkodran Mustafi po u dëshmon të gjithëve se Arsene Wenger ka vepruar mençur me transferimin e tij nga Valencia Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është shndërruar në një lojtar shumë të rëndësishëm në ekipin e Arsenalit që kur u transferua nga Valencia, duke qenë shtyllë në mbrojtje. Kur ai luan, Arsenali nuk din për humbje. Arsenali ka fituar 19 ndeshje me Mustafin në formacion, duke pësuar 19 gola, teksa pesë ndeshjen e kanë mbajtur portën e pa prekur. Gjitha humbjet e Arsenalit këtë edicion kanë ardhur në mungesë të Mustafit, statistika këto që tregojnë se 25 vjeçari është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm në formacionin e “Topçinjve”.