Shkup, 10 maj – Të gjithë ne çdo ditë shohim dhunë mbi fëmijët në familje, për të cilën ne thjeshtë heshtim. Unë shumë shpesh kam qenë dëshmitare kur një prind ka goditur një fëmijë, ia ka shkulur flokët, apo edhe i ka dhënë një shpullë dhe kjo ndodh në vende publike, në shkolla dhe në kopshte, theksoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Caroska në fjalimin në prezantimin e sotëm të Studimit për mekanizma institucional për mbrojtje të fëmijëve nga dhuna.
“Kjo nuk është dhunë ekstreme, por kjo është dhunë që lë pasoja mbi çdo fëmijë dhe në këtë duhet të punojmë. Të gjithë ne së bashku ta ngrisim ndërgjegjën publike, ndërgjegjën se prindërimi nuk përfshin edhe dhunë, se prindërimi nuk është masë pedagogjike, se me dhunë i bëjmë dëm fëmijës, por i bëjmë dëm edhe gjithë shoqërisë, për shkak se me këtë krijojmë kulturë të dhunshme të sjelljes. Dhe këtë duhet ta parandalojmë”, tha Carovska.
Informoi se në MPPS zbatojnë proces të deinsitucionalizimit, respektivisht tha se do t’i transformojnë të gjitha institucionet deri në vitin 2021.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se MPB-ja është një nga institucionet, e cila konform kompetencave dhe detyrimeve të saj ligjore e ka pozicionin që drejtpërdrejt të përballet dhe pasojat nga kjo formë e rëndë e krimit.
Ai tha se nga 903 vepra penale të dhunës familjare vitin e kaluar, në të cilat janë evidentuar 976 viktima, gratë janë pjesa më e madhe ose pothuajse dy të tretat e viktimave të regjistruara. Janë evidentuar mbi 90 fëmijë viktima të dhunës familjare.
Sipas tij, problemi i fëmijëve si viktima të dhunës është refleksi i shumë faktorëve socialë, ekonomikë, edukativë, arsimorë, kulturorë, familjarë dhe të tjerë, për të cilin , siç tha edhe Studimi ofron perceptim të qartë për të gjitha aspektet e problemit.
Sistemi arsimor, gjegjësisht shkollat sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska paraqesin një pjesë jashtëzakonisht të rëndësishme në procesin e njohjes dhe denoncimit të rasteve të dhunës, abuzimit dhe mospërfilljes së fëmijëve.
“MASH në bashkëpunim me UNICEF-in periudhën e kaluar ka punuar në doracak praktik për parandalim dhe intervenim të dhunës në shkolla në fazën përfundimtare janë intervenimet e fundit. Ky doracak besoj se do ta përcaktojë dhe lehtësojë rolin e shkollës në procedurat për njohjen dhe denoncimin e rasteve të dhunës, abuzimit dhe mospërfilljes së fëmijëve”, theksoi Deskoska.
Ministrja potencoi se dhuna fizike është më e dukshme, por edhe aq rë pranishme dhe të shkatërruara janë edhe të gjitha format e tjera të dhunës si dhuna emocionale, bulizmi, ngacmimi seksual dhe të tjera. Sipas saj, shenjat të cilat nuk shihen janë më të rënda për t’u shëruar gjatë jetës, ndërsa më thjesht është të ndërtohet personalitet i shëndoshë i fëmijës sesa në radhë të parë njeri i rritur. Deskoska porositi se të rriturit kanë përgjegjësi t’i ndjekin dhe të mësojnë për zhvilimin e teknologjive bashkëkohore në procesin e komunikimit dhe theksoi se për këtë nevojitet të ndërtohen mënyra që do të pamundësojnë dukuri të a.q. dhunës elektronike.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe lidhur me dhunën mbi fëmijët tha se punonjësit shëndetësor janë ndër të parët të cilët përballen me viktimat e dhunës familjare, para së gjithash mbi dhunën ndaj fëmijëve.
“Shumë shpesh nuk kanë kapacitet t’i njohin, as ndërkaq kanë mbështetje nga ekipe serioze, ndërsa ajo që tani për momentin e bëjmë mbështetje nga psikologët të cilët do të mundësojnë rritjen e kapacitetit të ekipeve të mjekëve në qendrat urgjente, megjithatë edhe në klinikat dhe spitalet të njohin viktima të dhunës”, theksoi Filipçe.
Sipas udhëheqësit të Sektorit për bashkëpunim me BE-në Nikolls Bertolini, të dhënat statistikore në Raport tregojnë se gjendja është shumë serioze dhe se ka nevojë nga koordinimi qeveritar dhe institucional, ndërsa dokumentin e ka quajtur fenomen që nuk është karakteristik për një shoqëri. Bertolini tha se ky dokument jep observime dhe vlerësime të rëndësishme të mekanizmit shtetëror për përgjigje.
“Raporti jep rekomandime praktike për përforcimin e sistemit për mbrojtjen e fëmijës, për përmirësimin e mbrojtjes së fëmijëve të cilët janë viktima nga të gjitha format e dhunës në vend, ndërsa Raporti dërgon edhe porosi të rëndësishme deri te sistemi arsimor dhe sektori për zbatimin e të parit”, theksoi Bertloni.
Në raport rekomandohet se nevojitet të ekzistojnë sisteme të definuara konkrete për menaxhim me rastet në të gjitha institucionet kompetente, duke u fokusuar në karakteristikat individuale të secilit rast dhe nevojat individuale të çdo fëmije që është viktimë e dhunës. mes tjerash rekomandohet se duhet të ketë edhe zhvillim të kritereve dhe vendosjen e servisit të standardizuar special servis për fëmijë – viktima të dhunës.