Shkup, 1 maj – Qyteti i Shkupit dhe Komuna Saraj vendosën që bashkërisht të punojnë me qëllim që qendra rekreative Treska, një nga objektet kapitale të Shkupit të revitalizohet dhe ti kthehet funksioni i mëpërashëm, njofton Koha. Për momentin po punohet në terren, pastrohet ky atraksion për 1 dhe 2 maj dhe zyrtarisht do të lëshohet për dy javë.