Ai ka siguruar çekun prej 12 mijë dollarëve, por tashmë ndodhet edhe në mesin e mjeshtërve botëror të këtij sporti. Tinejxheri shqiptar, Eklenti Kaci ka shokuar të gjithë duke fituar Kampionatin Masters të Aramith në Nju Jork, në sportin e bilardos. Shqiptari vetëm 18-vjeçar në finale ka mundur filipinasin Carlo Biado me rezultatin e pastër 2:0 në sete, shkruan “bworldonline.com”. Me këtë fitore, ai ka siguruar çekun prej 12 mijë dollarëve, por tashmë ndodhet edhe në mesin e mjeshtërve botëror të këtij sporti, përcjell albinfo.ch. Kaci merr pjesë rregullisht në “Euro Tour”, kurse që tetë muaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zhvilluar turne dhe duke fituar përvojë. Në garën e fundit ai ka marrë shumë komente pozitive, dhe po vlerësohet si një talent me të ardhme të ndritur.
18-vjeçari shqiptar në mesin e mjeshtërve botërorë të bilardos (VIDEO)
Leave a comment