18-vjeçari Michael Wright u paralizua nga beli e poshtë pas një aksidenti fatkeq. Kishte vetëm 1 për qind shanse që të ecte sërish, por fati ishte me të dhe ia doli.
Në atë kohë, Michael Wright ishte 17 vjeç, kur mori pjesë në sfidën e hedhjes nga lartësia në ujin e akullt. Hedhja shkoi keq dhe ai theu dy rruaza në qafë. Operacioni zgjati më shumë se 4 orë. Fillimisht mezi lëvizte krahët dhe duart, ndërsa më pas nuk mundte t’i lëvizte fare. 99 për qind e personave që pësojnë një frakturë të tillë, kalojnë të gjithë jetën në karrige me rrota.
Pas operacioni, i cili shkoi mirë, Michael ndërmori disa muaj terapi fizike. “Ne po fluturonim nga gëzimi. Ai po lëvizte një gisht!”, tha doktori. Tani, katër muaj më pas, Michael nisi të ecë sërish, megjithëse terapia fizike do të vazhdojë ende për të.