Nevoja për regjistrim është e qartë për të gjithë, por për fat të keq ka shumë presion në skenën politike maqedonase. Vendet në mbarë botën braktisin gjithnjë e më shumë metodën tradicionale të regjistrimit dhe zgjedhin statistikat vjetore, madje gjysmë-vjetore të popullsisë, bazuar nga të gjitha të dhënat e institucioneve statistikore në vend, ndërsa ne për 18 vite me radhë nuk mund të llogarisim në asnjë bazë
Remzije BILALLI
Shkup, 30 dhjetor – Pengesë janë të shumta, por çështja më e madhe është mosbesimi. Mosbesim në lidhje me të dhënat e marra, mosbesim në formulimin e pyetjeve dhe kontributi i tyre, por edhe mosbesimi në mënyrën se si mblidhen të dhënat nga diaspora.
Mungesa e statistikave për shoqërinë në të cilën ne jetojmë dhe punojmë është thjesht për të shmangur përballjen me realitetin dhe faktet e të gjitha institucioneve në vend. Në vitin 2019 kemi hyrë me një kornizë të qartë për mbajtjen e regjistrimit, ndërsa në muajin korrik u krye edhe regjistrim provë i cili ishte i suksesshëm. Gjithçka ishte gati, në pritje ishte vetën harmonizimi përfundimtar i Ligjit për regjistrimin në Kuvend, për të organizuar regjistrimin pas 18 viteve në muajin prill të vitit 2020.
Sidoqoftë, viti po mbaron pa datë të caktuar të regjistrimit, pasi zgjedhjet e parakohshme anuluan marrëveshjen për regjistrim në prill të vitit 2020 ndërkaq Ligji i Regjistrimit ra nga axhenda parlamentare.
Muajt e parë të vitit regjistrimi ishte temë aktual, po më shumë në politikën ditore për atë se a duhet të përfshihet grafi etnike apo jo si të regjistrohen personat e shpërngulur dhe ata përkohësisht të shpërngulur dhe në çfarë mënyre do të mblidhen të dhënat, në mënyrë elektronike apo në formë tradicional me anë të letrës. Ne fund të muajit shkurt, Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se vendimi përfundimtar lidhur me çështje e regjistrimit do të miratohet nga Kuvendi me Ligjin e Regjistrimit. Në mars, Ligji i Regjistrimit u gjend në Qeverinë me pajtimin e partnerëve të koalicionit. Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani, pas takimit me 28 mars me delegacionin e Eurostat të udhëhequr nga drejtori i sektorit Eduardo Baredo Kapelot, tha se nuk ka pengesa për mbajtjen e regjistrimit në vitit 2020 dhe se priste proces të suksesshëm dhe rezultate të besueshme.
Ndërkaq edhe Qeveria në seancën e 137-të, në maj të këtij viti miratoi projektligjin e Regjistrimit, i cili parashikon regjistrim të kombinuar, d.m.th., një regjistrim klasik në teren duke regjistruar të dhëna të kryqëzuara nga 1 prilli deri më 21 prill 2020. Rezultatet e para të regjistrimit priten gjashtë muaj pas zbatimit të tij. I gjithë operacioni statistikor duhet të kushtojë 8.5 milion euro.
Regjistrimi parashikonte të përfshijë personat në vend dhe jashtë vendit, ndër të tjera do të kishte grafik mbi karakteristikat etnike-kulturore dhe fetare. I gjithë territori i vendit do të ndahet në 45 zona të regjistrimit.
LIGJI I REGJISTRIMIT NGELI NË PARLAMENT
Nga 10 deri më 30 qershor në 13 komuna të vendit u bë u krye regjistrim pilot i popullsisë. EShS regjistrimin e zhvilloi në Prilep, Dollneninm Kisella Vodë, Zelenikovë, Gostivar Kërçovë, Strugë, Sveti Nikolë, Radovish, Valandovë, Kumanovë, Kratov dhe Shtip. Mirëpo këto të dhëna nuk u publikuan sepse ata testuan vetëm metodologjinë e regjistrimit të popullsisë. Sipas instruktores Mira Ilievska nga EShS ky proces shkoi me sukses, ndërsa sistemi nuk tregoi dobësi ose mangësi.
Por nga ana tjetër deputeti nga VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski atëherë sqaroi se opozita kishte vërejtje serioze dhe thelbësore për Ligjin dhe konceptin e regjistrimit të ri, e nëse nuk pranohen e lë partinë të hapur për të bojkotuar regjistrimin. Ndër kërkesat kryesore të opozitës është që regjistrimi të mbahet në 2021. Opozita kërkoi gjithashtu formimin e një organi kolektiv të përbërë nga ekspertë,regjistrimi të mos bëhet vetëm me numër amë portë kërkohen dhe dokumente tjera dhe në fund të nënshkruhet regjistruesi dhe jo të bëhet në mënyrë elektronike.
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME SHTYNË REGJISTRIMIN NË PRILL
Më 20 tetor 2019, në një takim me Presidentin Stevo Pendarovski, partitë politike vendosën për zgjedhje të parakohshme parlamentare në 12 prill të vitit 2019, me çka u shty edhe regjistrimit.
Kryeministri Zaev për këtë kishte theksuar për dy termine të mundshme për shtyrjen e regjistrimit në shtator të 2020 dhe prillin 2021, por theksoi se është shumë e rëndësishme të miratohet së pari Ligji i Regjistrimit.
Ndërsa kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit me Pendarovskin për zhvillimin e zgjedhjeve pa kryerjen e procesit të regjistrimit të popullsisë theksoi se do shihet “se si do të menaxhohet” dhe kur do të mundet teknikisht të kryhet regjistrimi. Ndërkaq edhe Drejtori i EShS Apostoll Simovski kishte theksuar që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë sepse është me rëndësi të madhe për të gjithë si institucionet por edhe qytetarët.
Për këtë reagoi edhe ambasadori i BE-së Samuel Zbogar i cili theksoi se ndërprerja e regjistrimit për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ishte logjike që të mos ketë ndikime politike, por u shpreh se regjistrimi do të bëhet më së voni deri në vitin 2021.
Regjistrimi, sipas Zbogar, do të sjellë të dhëna të reja se si të krijoni politika publike për popullatën, siç janë shëndetësia, arsimi dhe administrimi i mbeturinave.
Regjistrimi i fundit në vend u krye në vitin 2002. Në vitin 2011, regjistrimi i cili u fillua u ndërpre me vendimin e Qeverisë. Në periudhën e kaluar shteti ka realizuar tetë regjistrime të popullsisë: në 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 1994 dhe 2002.
Ne raportin e Komisionit Evropian, në pjesën Kapitullit 18 regjistrimi është një nga kriteret kryesore.