18 fakte të jashtëzakonshme që do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim për CR7

Cristiano Ronaldo e ka dhënë një nga intervistat më të shikuara dhe të ndjera në karrierë përballë gazetarit Piers Morgan. Intervista u publikua të martën, ku tregoi shumë gjëra, duke nisur nga goli më i mirë, jeta familjare, vdekja e babait dhe akuzat e fundit. Gjatë intervistës 34-vjeçari u mbulua në lot, kur prekeshin tema të caktuara. Mund të thoni shumë gjëra për Ronaldon, se si ai është vetjak në fushë, më i dobët se Lionel Messi, por nuk mund t’ia mohoni zemërgjerësinë dhe bamirësit e mëdha.

The Sun ka vendosur t’i kompletojë 18 tregime për portugezin dhe karrierën e tij që tregojnë se është unik dhe me shumë klas.

1. “Këpuca e Artë” evropiane

Ronaldo vendosi ta shes çmimin prej ari në vitin 2011 për bamirësi, për shifrën e 1.2 milion funte, për ta ndërtuar një shkollë të re në Gaza.

2. Topi i Artë

Ai bëri njëjtë edhe me Topin e Artë të vitit 2013. Ai e shiti për 530 mijë funte duke i dhuruar paratë për fondacionin ‘Make-A-Wish’.

3. Ambasador

Ai është ambasador në tri organizata të mëdha për bamirësi si: Save the Children, Unicef dhe World Vision.

4. Bonuset e fituara

Ronaldo i dha për bamirësi 100,000 euro që i fitoi në vitin 2013, kur u zgjodh në ekipin e vitit nga UEFA për ‘Kryqin e Kuq’. Pastaj edhe 500,000 euro tjera kur e fitoi La Decima, që i kishte si bonus nga klubi, që u ndanë në tri organizata bamirësie.

5. Dhurues gjaku

“Ne të gjithë mund ta bëjmë diferencën duke dhuruar gjak”. Këto janë fjalë të Ronaldos që i thotë sa herë që dhuron gjak për ata që kanë nevojë.

Një prej arsyeve që ai nuk bën tatuazhe është dhe kjo, pasi sa herë që tatuazhet marrin ngjyrë të re, nuk jepet gjak, pasi ka rrezik infeksioni.

6. Ndihma multi- milionëshe në Nepal

U raportua se Ronaldo ka bërë një donacion prej 5 milionë futesh për organizatën ‘Save the Children’s’ pas tërmetit në Nepal në vitin 2015.

7. Ndihma në qendrat për kancer

Nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro, ka shpëtuar nga kanceri i gjirit në vitin 2007 dhe portugezi vendosi të dhurojë në atë qendër 120,000 euro për kërkime shkencore.

8. Takimi me jetimin që i humbi dy prind në luftë

Fansi i Real Madridit, Haidar, që i kishte humbur dy prindërit në luftë nga një vetëvrasës me bombë, kishte rastin ta takonte Ronaldon, pasi një gazetar e lidhi në kontakt me gjigantët spanjoll.

9. Ndihma ndaj tifozit të ri

Ronaldo e takoi djaloshin, i dedikoi gol dhe pagoi barnat për Nuhuzet Guillen, pasi ai ishte duke vuajtur nga kanceri. Për fat të keq Nuhuzet ndërroi jetë në vitin 2013.

10. Takimi me fansat në fushë

Ka shumë që duan të kenë një selfie me Ronaldon, ku shpesh futen edhe në fushë. Ronaldo ka ditur t’i mbrojë këtë fansa, duke iu dhënë edhe autografe, përqafime dhe foto.

11. Ndihma ndaj një fansi të ri

Pasi dëgjoi për rrëfimin e Erik Ortiz Cruz, ai pagoi 60 mijë euro për operimin e tij në tru për ta ndalur paralizimin.

12. Thyerja e dorës së fansit

Kur luante te Real Madrid sulmuesi ia theu dorën 11 vjeçarit, Charlie Silverwood, por ia dha një fanellën me nënshkrimin e tij, pasi goditja kishte ndodhur aksidentalisht. Kjo kishte ndodhur në ndeshje miqësore ndaj Bournemouth.

13. Shoku më i mirë

Çfarë do të bëjë për shokun e ngushtë? Ronaldo u përgjigj duke ia blerë një ishull grek për 40 milionë euro, Jorge Mendesit.

14. Ftesa për Fernandon

Fernando Ricksen, që ndërroi jetë në këtë javë, ka qenë i ftuar në një ndeshje të Ligës së Kampionëve nga Ronaldo në vitin 2016, kur sëmundja e tij u bë publike.

15. Super shok për bashkëlojtarët

Ai njihet edhe për afërsinë e madhe që ka me bashkëlojtarët. Kur ai e fitoi me Real Madridin, La Deciman, ua bleu nga një orë Bulgari secilit nga bashkëlojtarëve në vlerë 5 mijë euro.

16. Kujdesi ndaj vëllait të madh

Ronaldo e ka integruar në të gjitha sferat vëllain e tij Hugo Aveiron, që ka qenë i varur nga alkooli dhe droga. Ai ja ka dedikuar fitoren në finale të La Decimas, pikërisht atij.

17. Dhuron bakshish të madh për stafin e hotelin ku i bën pushimet

Portugezi është fans i madh i resorit Costa Navarino në Greqi, ndërsa ka dhënë bakshish dy herë nga 20 mijë euro për stafin në vitet 2018 dhe 2019.

18. Kujdeset për ata, që janë kujdesur për të
Në intervistë te Morgan, Ronaldo tregoi se si punëtoret e McDonald’s, që ishin tri femra, i kishin dhënë ushqim falas.