Numri i viktimave nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 1,770, njoftoi të hënën Komisioni kinez i Shëndetit Kombëtar.
Ky komision, siç raporton REL, bëri të ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus aktualisht qëndron në 70,548.
Mbi 2,000 rastet e reja në 24 orët e fundit pasuan tri ditë të rënies së numrit të tyre.
Shumica e rasteve të reja u raportuan në qytetin Vuhan, i cili është edhe qendra e shpërthimit të koronavirusit.
Jashtë Kinës ka pasur më shumë se 500 raste në gati 30 vende. Katër vetë po ashtu kanë vdekur jashtë Kinës: në Francë, Hong Kong, Filipine dhe Japoni.
Lloji i ri i koronavirusit shkakton sëmundje akute të frymëmarrjes, e cila është emëruar Covid-19.